LAJMI I FUNDIT:

Wolfsburgu përjashton Bentnerin

Wolfsburgu përjashton Bentnerin

Niclas Bentner është pranë largimit nga Wolfsburgu, pasi i është komunikuar nga klubi që nuk do të lejohet më të stërvitet me ekipin e parë.

Sulmuesi danez luan në Gjermani prej vitit 2014, por ka pasur një rendiment shumw tw dobët me vetëm 3 gola në 31 ndeshje kampionati, ndërkohë që ka pasur probleme të mëdha disiplinore.


Ai ka marrë gjoba për vonesa në stërvitje, apo duke u gjobitur për postime të fotove të Mercedesit të tij në rrjetet sociale, në një kohë që klubi sponsorizohet nga ‘Wolkswagen’.

Në javët e fundit Bentner është stërvitur veçmas nga skuadra, ndërsa tashmë është përjashtuar fare.