LAJMI I FUNDIT:

Shënohet dita e Jurisprudencës në Maqedoni

Shënohet dita e Jurisprudencës në Maqedoni

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari bashkë me kryetarin e Këshillit Gjyqësor Branko Ushkovski dhe nënkryetarin Selim Ademi si dhe kryetarët dhe anëtarët nga të gjitha përbërjet e këshillit gjyqësor shënuan sot ditën e Jurisprudencës.

Gjatë fjalimit të tij ministri Jashari theksoi ”Kisha dashur shkurt të rikthehem në sfidat tona që janë të nënvizuara si prioritete për periudhën e ardhshme. Ato janë të definuara në Strategjinë për reforma te gjyqësorit e cila për momentin është dërguar për mendim deri te Komisioni Evropian.”


”Aktivitetet tona në këtë periudhë janë koncentruar në përgatitjen e planeve detale aksionare për zbatimin e Strategjisë. Strategjia që ishte përgatitur në bashkëpunim me ekspertë nga Bashkimi Evropian është strukturuar në gjashtë sfera: Gjyqësor, Sistemi penalo – juridik, Qasja në drejtësi dhe transparencë, Politikë dhe koordinim, Gjyqësori administrative dhe – drejtësi.
Dhe në fund urime Ditën e Jurisprudencës, për të gjithë ju të nderuartë pranishëm si dhe gjithë të punësuarve në organet e gjyqësorit në Maqedoni.” tha ministri Jashari./Telegrafi/