LAJMI I FUNDIT:

Adele ftoi në skenë fansen që ngjan me të (Foto)

Adele ftoi në skenë fansen që ngjan me të (Foto)

Adele ka ftuar në skenë ‘kopjen’ e saj, e cila ishte njëkohësisht një nga fanset më të mëdha të këngëtares.

27-vjeçarja e ka thirrur Emily Bamforth, e cila ndodhej në publik për të bërë një selfie.

Bamforth është bërë qendra e vëmendjes pasi fansat kanë vënë re ngjashmërinë e madhe që ajo kishte me yllin e muzikës.


Me shpresën që do të tërhiqte vëmendjen e Adele, i fejuar i Emily i ka shkruar këngëtares në Twitter: “Adele të gjithë mendojnë se e dashura ime ngjan me ty. Ndodhet në rreshtin e katërt”.

Mesazhi i tij ka funksionuar më së miri pasi Adele ka ftuar vajzën në skenë me të cilën ka pozuar për një selfie, ku vihet re ngjashmëria e madhe mes dyshes. /TCH/

ad1 ad2 ad3 ad4