LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm negrit e Kilomanxharos do të gëzoheshin me xingla-minglat e evropianëve”

“Vetëm negrit e Kilomanxharos do të gëzoheshin me xingla-minglat e evropianëve”

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj raportit të sotëm të Komisionit të ekspertëve ndërkombëtarë për Demarkacionin.

“KU NDODH KJO?

Po të ishte gjall Samiu ynë i Madh, në një situatë si kjo e jona do të thoshte: ‘Vetëm negrit e Kilomanxharos do të gëzoheshin me xingla-minglat e evropianëve’, bash kështu siç po bëjnë ‘shtetarët’ tanë me ‘rregullsinë’ e Demarkacionit me Malin e Zi, kështu siç e shpallen fet e fet, tre zyrtarët e Komisionit të Kontrollit europerëndimor?!

Nuk kisha as një dyshim që nga shpallja e “Dekretit” te Presidentës në ikje, për “Kontrollin e Komisionit” se ai kishte një qëllim: Të konfirmonte “rregullsine” e Komisionit qeveritar, të shpallur nga shumë kush si krejt të rregullt pa shikuar asnjë dokument të vetëm. Prandaj, kështu sic ishte krijuar “Komisioni i Kontrolli”, (një Komision i tillë ka qenë formuar këtu e 103 vjet më parë) dhe kishte arsyetuar lenien jashtë kufirit të Shqipërisë më shumë se gjysmen e tokave të saj! Në rastin tonë gabimi edhe nuk është aq i madh! Vetëm 8229 hejtarë tokë malore?!

Nga atëherë e sot, ka një dallim, atëherë veç Toptanit e Zogollit, nuk ju gëzua kush. Tani vendimit të “Komisionit të Kontrollit” të formuar nga Presidentja në ikje (që mund t’i kontestohet edhe ligjitimiteti), ju gëzuan gjithë soji e sorollopi i qeveritarëve?!!!

Zoti e shpetoftë Kosovën nga qeveritarët e tillë” (sic.), thuhet në reagimin e Krasniqit dërguar në emailin e redaksisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori