Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave për muajin shkurt 2016.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar të lartë prej 169.6 milionë euro, ose 20.7 për qind në muajin shkurt 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, kur deficiti tregtar ishte 140.5 milionë euro, raporton Koha.net. Eksporti mbulon importin me 12.4 për qind.
Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2016 ka vlerën 24.0 milionë euro, ndërsa importi 193.6 milionë euro, një rritje prej 3.2 për qind për eksport dhe 18.2 për qind për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 44.3 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.7 për qind e përbëjnë produktet minerale; 8.0 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.7 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.7 për qind e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 4.2 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 4.0 për qind e përbëjnë produktet bimore etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.5 për qind të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.4 për qind e përbëjnë produktet minerale; 9.1 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 9.0 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.9 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 7.7 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 6.3 për qind e përbëjnë produktet bimore, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së janë 6.9 milionë euro, ose rreth 28.7 për qind e eksporteve të përgjithshme, ku shënohet një rënie prej (-26.9 për qind). Kurse, partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Bullgaria (4.8 për qind), Gjermania (4.5 për qind), Holanda (4.3 për qind) dhe Franca (3.3 për qind).
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 83.4 milionë euro, ose 43.1 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22.7 për qind. Importet me pjesëmarrjen më të lartë ishin nga: Gjermania (13.8 për qind), Italia (7.4 për qind), Greqia (3.7 për qind), etj.
Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s, në muajin shkurt 2016, arritën në 8.1 milionë euro, ose 33.9 për qind të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 22.7 për qind. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport janë: Shqipëria (10.3 për qind), Maqedonia (8.6 për qind), Mali i Zi (6.3 për qind) dhe Serbia (5.4 për qind).
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e CEFTA-s, në muajin shkurt 2016, arritën në 50.7 milionë euro, ose (26.2 për qind) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.7 për qind). Ndërsa, vendet me pjesëmarrje me të lartë për import ishin: Serbia (14.5 për qind), Maqedonia (5.3 për qind) dhe Shqipëria (3.5 për qind).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 9.0 milionë Euro, ose (37.4 për qind). Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende janë: India (7.5 për qind), Zvicra (4.4 për qind) dhe Turqia (2.4 për qind).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 59.4 milionë Euro, ose (30.7 për qind). Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (9.7 për qind) dhe Kina (9.1 për qind). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje