LAJMI I FUNDIT:

Ja sa milionë euro subvencione janë ndarë për bujqësi dhe blegtori

Ja sa milionë euro subvencione janë ndarë për bujqësi dhe blegtori

Rrjeti ballkanik i gazetarisë hulumtuese, BIRN, sot e ka promovuar bazën e të dhënave për ndarjen e subvejcioneve për bujqësi dhe blegtori në periudhën 2010 deri 2014, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre të dhënave, Maqedonia ka paguar 150 milionë euro subvencione për blegtori, ndërkaq 296 milionë euro për bujqësi. Më shumë subvencione, 83%, janë dhënë për persona fizik, ndërkaq vetëm 17% janë dhënë për persona juridik. Të dhënat tregojnë se subvencionet e bujqve janë ngritur, kurse të firmave janë ulur.

Në këtë bazë të dhënash të BIRN, janë evidentuar 2480 subjekte juridike dhe 53 masa për mbështetje, ndërkaq në këtë databazë mund të gjenden detaje për të gjitha subvejcionet e dhëna për personat fizik, si kategori e veçantë./Telegrafi/