LAJMI I FUNDIT:

Shpendi shmang raportimin në Kuvend për shpenzimet e buxhetit

Shpendi shmang raportimin në Kuvend për shpenzimet e buxhetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të dytin vit me radhë prej se është në këtë post, nuk e ka prezantuar në afatin ligjor në Kuvend raportin për shpenzimet e buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Sipas Ligjit NR.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, neni 46.1 dhe 46.2, kryetari i Komunës obligohet që të përgatisë dhe të dorëzojë në kuvend një raport përfundimtar përmbledhës të buxhetit për vitin e kaluar fiskal dhe dy vitet paraprake fiskale jo më vonë se 31 mars të çdo viti kalendarik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Seanca e radhës e KK-së është caktuar për 30 mars, por një raportim i tillë i kryetarit Ahmeti nuk është përfshirë në agjendë.
Me këtë veprim, sipas opozitës, Ahmeti po i shmanget debatit në Kuvend.


Flamur Shala, këshilltar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se “dështimet dhe mangësitë” janë arsye për mossjelljen e raporteve nga kryetari Ahmeti brenda afateve ligjore.

“Edhe para një viti, edhe pse e solli raportin, nuk ka qenë para anëtarëve të Kuvendit, dhe gjatë gjithë vitit 2015 për asnjë raport as 3-mujor, as 6-mujor nuk ishte para këshilltarëve”, ka thënë Shala.

“Është për t’u theksuar mungesa e të hyrave vetjake që është diku afërsisht 9-10 milionë. Brenda 2 viteve nuk arriti të mbledhë 15 milionë euro të planifikuara që janë të parapara në realizimin e projekteve”, ka theksuar Shala.

Muhamet Selmani, këshilltar i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se i pari i Prishtinës nuk ka raportuar as gjatë vitit 2015 para këshilltarëve.

Sipas tij, Ahmeti ishte dashur që tani të raportonte për tremujorin e parë të këtij viti, e jo që të mos e dërgojë as raportin për 2015.

Albulena Nrecaj, nga Iniciativa për Progres (INPO), që monitoron punën e Kuvendit, ka thënë se mosprezantimi i raportit përfundimtar lidhur me shpenzimin e buxhetit të vitit të kaluar përbën shkelje të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë NR.03/L-048, të Statutit të Komunës së Prishtinës, si dhe është në kundërshtim me parimet e qeverisjes së mirë dhe demokratike.

Sipas saj, kryetari Ahmeti ka vepruar në të njëjtën mënyrë edhe gjatë 2015-s. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori