LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia shkakton përplasje brenda qeverisë greke

Maqedonia shkakton përplasje brenda qeverisë greke

Gazeta greke ”To Vima” bën të ditur se në kabinetin qeveritar grek ka një përplasje të heshtur ndërmjet ministrit të punëve të jashtme Nikos Kotzias dhe kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në lidhje me vendimet qeveritare për komunikimin me qeverinë e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për kryeministrin Tsipras, problematike është taktika e ministrit Kotzias drejt Maqedonisë pas vendimit për kufizimin, e më pastaj për mbylljen e kufirit maqedono-grek. Ministri i jashtëm ka ngritur një mur në komunikimin e të dy vendeve, edhe atë në momentet që marrëdhëniet diplomatike nisën të marrin përpjetën pas komunikimeve të shpeshta të të dy vendeve.

Çështje tjetër është edhe lëvizja e ministrit Kotzias që është në kundërshtim me marrëveshjen e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, dhe kreytarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për pranimin e këshillëtarëve të Maqedonisë në Athinë, si edhe vendimi i befasishëm për t’u mos u mbajtur raundi i tretë të bisedimeve dhe takimi i grupeve të punës të Maqedonisë dhe Greqisë për zbatimin e masave për ndërtimin e mirëbesimit./Telegrafi/