LAJMI I FUNDIT:

Debutimi emocionues i Totti 23 vite më parë (Video/Foto)

Debutimi emocionues i Totti 23 vite më parë (Video/Foto)
Foto Alfredo Falcone - LaPresse 14/08/2015 Roma ( Italia) Sport Calcio Roma - Siviglia partita amichevole Stadio Olimpico di Roma Nella foto:Totti Photo Alfredo Falcone - LaPresse 14/08/2015 Roma (Italy) Sport Soccer Roma - Siviglia friendly match Olimpico Stadium of Roma In the pic:Totti

Skuadra italiane Roma është ndër skuadrat më me fat në botën e futbollit pasi ka në radhët e veta një legjendë të jashtëzakonshme si Francesco Totti.

Pikërisht 23 vite më parë Roma fitoi titullin e saj më të çmuar, pasi ikona e këtij klubi Francesco Totti bëri debutimin e tij me fanellën verdh e kuqe.

Ishte 28 marsi i vitit 1993 kur trajneri Vujadin Boskov futi në lojë një ‘fëmijë’ 16-vjeçar i quajtur Francesco Totti dhe me kalimin e kohës u bë simbol i klubit të Romës.


Plot 23 vite besnikëri ndaj Romës së tij, kjo është një gjë e jashtëzakonshme nga Francesco Totti i cili ka refuzuar klubet më të mëdha të botës për t’i qëndruar besnik ekipit të zemrës.

Totti gjatë karrierës së tij nuk ka fituar më shumë se një titull të kampionit në Itali me Romën, por ai ka fituar dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa, ndërsa trofeu më i rëndësishëm mbetet Kupa e Botës me Italinë.

Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Chelsea e Bayern Munich janë skuadrat e mëdha evropiane që e kërkuan Tottin, por që 10-shi i Romës refuzoi të largohet nga dashuria e tij e përjetshme Roma.

23 vite më parë nuk u pasurua vetëm Roma me një legjendë por edhe futbolli italian, pasi Totti njihet si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli italian në përgjithësi.

Në 24 stinorët e tij me një fanellë të vetme, Totti ka zhvilluar plot 594 ndeshje duke shënuar edhe 244 gola. I pa përsëritshmi Francesco Totti. /Telegrafi/

23 years ago today, Francesco Totti made his Roma debut http://bit.ly/1og3K0j23 anni fa l’esordio di Francesco Totti in Serie A http://bit.ly/1qaFpui

Posted by AS Roma on 2016-03-28

Historiaa

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori