LAJMI I FUNDIT:

Shkolla e Raushiqit që veç si shkollë nuk duket (Video)

Shkolla e Raushiqit që veç si shkollë nuk duket (Video)

Shkolla fillore “28 Nëntori” në fshatin Raushiq të Pejës është e shkatërruar tërësisht, derisa nuk ka përfunduar ende objekti i ri, që ka filluar së ndërtuari që në vitin 2013, raporton KTV.

Për shkak të vjetërsisë dhe kushteve të vështira, nxënësit e kësaj shkolle çdo ditë përballen me papastërtinë dhe të ftohtit.

Pavarësisht se ka ngrohje, dritaret janë komplet të shkatërruara.


Arsimtari Shaban Gashi thotë se është vështirë të mbahet mësimi në këtë gjendje, por sipas tij, edhe nxënësit tashmë i kanë kuptuar rrethanat dhe nuk kanë shumë kërkesa.

Objekti i ri i shkollës gjendet pranë të vjetrit, por ndonëse duket gati, ai ende nuk është hapur për nxënësit.

Petrit Kelmendi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, ka njoftuar se objekti ka kushtuar rreth 1 milion e 400 mijë euro dhe 98% e punës ka përfunduar.

“Nxënësit e Raushiqit, vitin e ri shkollor 2016-17 do ta mbajnë në objektin e ri”, ka thënë Kelmendi.

https://vimeo.com/160528048