LAJMI I FUNDIT:

Rrëfim për film komik: Historia e pabesueshme e Kazhimizhit që jetonte i fshehur në Tiranë

Rrëfim për film komik: Historia e pabesueshme e Kazhimizhit që jetonte i fshehur në Tiranë

Në kohën e Stalinit ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të Polonisë. Por, si Enver Hoxha, as ai nuk u pajtua me tezat e liderit të ri sovjetik, Nikita Khrushchev. Ndaj, Kazhimiezh Mijal (Kazimierz Mijal), u fut në një burg të sigurisë së lartë në Varshavë. Por, si mund të mbahet në burg njeriu që vlerësohej prej Partisë së Punës së Shqipërisë dhe prej Partisë Komuniste të Kinës si një marksist-leninist i madh? Kështu, Hysni Kapo, që mbulonte Sigurimin e Shtetit, organizon me Kadri Hazbiun dhe Llambi Peçinin lirimin nga burgu të tij dhe sjelljen e tij në Shqipëri. Këtu historia e tij bëhet e paimagjinueshme.

Ai u mbajt thuajse i izoluar. Në Tiranë njihej si “Veseli” dhe shumicën e kohës rrinte i mbyllur në vilën e tij, me raste shëtiste në rrugët e Tiranës, frekuentonte ndonjë lokal, i shoqëruar kudo nga Eqerem Sinani i cili u caktua si truproja i tij.

Shqiptarët ishin të bindur se Kazhimizh Mijal vinte herë pas here në raste evenimentesh në Shqipëri, domethënë kur bëheshin kongrese, festime të ndryshme etj. Nuk e dinin që atë e kishim ‘Vesel’, mik të Eqerem Sinanit, qytetar të përhershëm të Tiranës.


Eqeremi tregon për një rast kur Kazhimizhi do të shkonte në një aktiv partie në Shijak, në prag të Kongresit të VI-të të Partisë së Punës. Në këtë Kongres ishin ftuar shumë kryetarë të partive marksiste-leniniste nga vende të ndryshme të botës. Ndër këta të ftuar ishte edhe Kazhimizhi, sekretari i parë i Partisë Marksiste Leniniste të Polonisë. Njerëzit e dinin se ai na vinte nga Varshava, në një kohë që ai jetonte në Tiranë.

Aktivi i Partisë ishte vendosur të mbahej në orën 16.00. Mirëpo, pjesëmarrësve u ishte thënë se edhe mund të vonohej fillimi i punimeve për shkak se pritej të vinte me aeroplan një mik i veçantë, si Kazhimizh Mijal. Në orarin që mbërrinte aeroplani i linjës (ai dukej kur kalonte mbi hapësirën qiellore në Shijak), u tha se pikërisht në këtë aeroplan ndodhej Kazhimizhi dhe sapo ai të mbërrinte në Rinas, do të pritej nga Ramiz Alia dhe do të vinte drejtpërdrejtë në Shijak!

Në momentin që aeroplani u ankorua në Rinas, niset “Veseli” nga Tirana me “Benzin” e Parkut të Delegacioneve dhe mori pjesë në Aktivin e Partisë. Një mashtrim si ky bëhej i besueshëm edhe nga kronika e gënjeshtërt e ditës së nesërme në gazetën “Zëri i Popullit”.

Kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Kinën, Kazhimizhi mbajti anën e kinezëve, e për rrjedhojë u largua nga Shqipëria. U vetëdorëzua në Poloni në vitin 1982, bëri përsëri nja tre muaj burg dhe u la i lirë derisa vdiq në vitin 2010 në moshën 100 -vjeçare. /Dita/

Në trend Lajme

Më shumë
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Arsim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori