LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Vetëvendosje do të jetë shumë shpejt në qeverisje

Haxhiu: Vetëvendosje do të jetë shumë shpejt në qeverisje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka pralajmëruar se VV shumë shpejt do të jetë në qeverisje.

“Lëvizja do të jetë në qeverisje shumë shpejt por do të jetë aty për ta transformuar pushtetin, për ta ndryshuar atë”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i Haxhiut:


“Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta kishte shumë të lehtë t’i pranonte gjërat ashtu siç janë dhe “të luante lojën”, duke bërë aleanca të cilat kanë për qëllim forcimin e pushtetit dhe dobësimin e shtetit, duke heshtur e mbyllur sytë karshi dëmeve që e rrezikojnë të tashmen dhe të ardhmen.

Ofertat asnjëherë nuk kanë munguar, sepse është interes i pushtetit të inkorporojnë edhe Lëvizjen, duke u munduar kështu të na bëjnë sikur ata.

Është dëshmuar gjithnjë se synimet e lehta nuk janë fisnike. Madje për ne nuk janë as tërheqëse.

Rruga jonë mund të jetë e mundimshme, mund të jetë edhe e vështirë, por ama është ajo e drejta!

Lëvizja do të jetë në qeverisje shumë shpejt por do të jetë aty për ta transformuar pushtetin, për ta ndryshuar atë. Ne synojmë një shtet të fuqishëm dhe demokratik, që është shprehje e vullnetit qytetarë, njësoj sikur vendet e qytetëruara dhe të zhvilluara” (sic), ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori