Republika e Kosovës ka kaluar plot 17 vjet të jetës plurale partiake dhe 7 vjet të plota pas pavarësisë së shtetit, por akoma nuk ka arritur ta bëjë një ligj të mirëfilltë për funksionim dhe llogaridhënie të partive politike, si persona juridikë që i përgjigjen ligjit dhe Kushtetutës, njësoj si të gjithë qytetarët dhe institucionet relevante përgjegjëse para ligjit.
Ndonëse ekzistojnë rregulla dhe disa norma të përgjithësuara ligjore për të drejtën e themelimit dhe regjistrimit të partive politike, duke mos pasur një ligj të mirëfilltë për organizimin, përgjegjësi para institucioneve për shkeljet ligjore dhe të Kushtetutës, tanimë po krijohet hapësirë që partitë politike, shumica prej tyre, të shndërrohen në klientela të pakontrollueshme nga shteti, pa llogaridhënie.
Njohësit e kësaj fushe konsiderojnë se tani është momenti i duhur, edhe pse shumë i vonuar, që institucionet e shtetit, në bashkëpunim me ekspertët e fushës, të nxjerrin një ligj adekuat që rregullon mënyrat e themelimit, regjistrimit dhe të përgjegjësive para ligjit për partitë politike, duke përcaktuar edhe sanksione penale dhe ndalesa funksionimi kur ato rrezikojnë interesin publik dhe janë mospërfillëse ndaj ligjeve në fuqi e Kushtetutës.
Politologu Faik Krasniqi konsideron se në Kosovë jo vetëm që nuk e kemi një ligj për partitë politike, por askush deri më sot nuk e ka ngritur idenë për hartimin dhe miratimin e një ligji të tillë partive politike, në mënyrë që liderët dhe politikanët mos të kenë mundësi të abuzojnë me partinë dhe pushtetin, për shkak të mungesës së këtij ligji”, tha politologu Faik Krasniqi për “Kosova Sot”.
Anëtari i KQZ-së Florian Dushi, i tha gazetës se këtë temë e kishte ngritur që para 6 vjetësh, kur është iniciuar reforma zgjedhore, e cila mbeti e parealizuar.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, askush nuk e ka marrë seriozisht idenë e hartimit dhe miratimit të këtij ligji dhe si rrjedhojë akoma nuk kemi ndonjë iniciativë konkrete”, tha anëtari i KQZ-së, Florian Dushi.
Sidoqoftë, ai beson se tani është koha për veprim dhe nuk do të jetë vonë kurdo që të riaktualizohet një temë e tillë.
“Me anë të këtij ligji, në radhë të parë do të duhej të përcaktohej qartë dhe prerazi detyrimi që të gjitha partitë politike, që nga emri e akronimi e deri te programi politik dhe statuti i tyre, duhet të jenë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e tjera në fuqi, sepse, nisur nga ajo çfarë kemi mundësinë të shohim çdo ditë, ne edhe sot kemi parti politike, të cilat me programet e tyre, deklarimet, por dhe veprimet publike, shfaqin kundërshtimin e tyre të hapur ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,bile disa të instruktuara drejtpërsëdrejti nga qeveritë e shteteve fqinje, gjë që edhe në shtetet më demokratike në botë një gjë e tillë nuk do të lejohej në asnjë mënyrë”, tha Dushi.
Opinione të tjera analistësh politikë theksojnë se partitë e mëdha në pushtet, qëllimisht po e zvarrisin bërjen e një ligji të tillë vetëm e vetëm që të sillen si subjekte që mund të bëjnë gjithçka mbi ligjin, pa veprime të përgjegjshme dhe pa norma demokratike në funksionimin e tyre të brendshëm, shkruan Kosova Sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A