LAJMI I FUNDIT:

Xhamia në Pejë del jashtë kontrollit, BIK-u e denoncon në Polici

Xhamia në Pejë del jashtë kontrollit, BIK-u e denoncon në Polici

Një xhami në hyrje të qytetit të Pejës ka dalë jashtë autoritetit përgjegjës. Bashkësia Islame në Kosovë (BIK) e ka denoncuar në Polici imamin e kësaj xhamie, Besim Gjelaj, me akuzë se ai nuk iu kishte përmbajtur rregulloreve të BIK-ut.

Këtë denoncim e ka konfirmuar edhe Musli Arifaj. Ai ka thënë se imami Besim Gjelaj po refuzon ta lirojë vendin e punës, edhe pse është i shkarkuar nga detyra.

“Bashkësia Islame e ka refuzuar kërkesën ë tij për emërim, por ai ka vazhduar ta mbajë me dhunë vendin e punës”, thotë ai duke shtuar se kishin kërkuar asistencë nga policia që ta mbyllin përkohësisht këtë xhami, por që këta të fundit nuk iu përgjigjën kërkesës së tyre. /Gazeta Express/