LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqi kërcënon me dënimin e Karaxhiqit

Vuçiqi kërcënon me dënimin e Karaxhiqit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tashmë kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me dënimin e ish liderit serb në Bosnjë, Radovan Karaxhiq, ndërsa kritikon edhe krerët e Kosovës që kanë negociuar me të. Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Në vend që “demokratet” e rinj serb ta shfrytëzonin dënimin për gjenocid te Karaxhiqit për t’u penduar për gjenocidin e programuar të politikes serbe ndaj joserbëve në hapësirat e ish-Jugosllavisë, për t’ju kërkuar falje boshnjakëve, kroatëve e shqiptare, Vuiçiqi kërcënon këdo që guxon t’ju thotë krimineleve si Karaxhiqi, se i kanë “sytë e zi”. Vuçiqi kërcënoi kur tha: “S`lejojmë që gjykimi i Karaxhiqit të përdoret për sulme ndaj Republika Sërpskës.” Sigurisht që Vuçiqi edhe s’mund të thoshte ndryshe, pasi ai asokohe mbronte dhe ekzekutonte të njëjtën politikë të programuar të gjenocidit serb, për çka u dënua Karaxhiqi.

Konsideroj që kërcënimin e Vuciqit duhet ta marrin seriozisht ata që po i besojnë reformimit të tij, se ai do ta shkëpusë Serbinë nga kthetrat e fashizmit serb, e ta fusë atë në rrugën e demokracisë e të integrimeve euroatlantike.

E pranoj që ne shqiptarët jemi të vegjël t’i mësojmë të tjerët. Po të flasim me ketë gjuhë, as Skënderbeu nuk do të behej hero i Evropës apo Nënë Tereza nuk do të bëhej Nënë e varfanjakëve të Botës. As rilindësit nuk do ta shkëpusnin kombin nga lindja despotike. Ata u bënë të tillë, se ecën rrugës së bindjeve të tyre. Edhe Adem Jashari, Komandanti Legjendar, nuk do të bëhej simbol i çlirimit, i masivizimit e i çlirimit, sikur mos t’i besonte bindjes dhe idealit të tij çlirimtar.

I solla këta shembuj për t’ju treguar kryeministrave tanë, që në Bruksel biseduan me Daçiqin e Vuiçiqin, se inferioriteti e gjunjëzimi para nxënësve të Millosheviqit e të Sheshelit nuk i bënë të denjë as për miqtë e as për popullin që i përkasin.

Këta tanët duhet ta kuptojnë se në Bruksel kanë bërë marrëveshje të dëmshme për shtetin e kombin dhe duhet të dorëhiqen për t’i dhënë vendit zgjidhje.

Ketë zgjidhje ata duhet t’ua ofrojnë qytetarëve të Republikës!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori