Mbetet pikëpyetje se a do të ketë vlerësim të faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet e caktuara më 5 qershor. Edhe pse të njëjtit me anë të një letre publike vlerësuan kushtet për zgjedhjet që ishin caktuar më parë, për 24 prill, nuk dihet se a do të ndodhë një gjë e njëjtë edhe para zgjedhjeve të 5 qershorit.
Është ky preokupim i shoqërisë civile që u theksua sot në debatin publik me temë: “A mund të ishte procesi i bisedimeve më i hapur për qytetarët”. Në këtë debat gjithashtu u shtjellua transparenca e partive politike në bisedimet e Përzhinos, çështja e mediave dhe forcimi i shoqërisë qytetare në aktivizimin e saj politik, raporton Portalb.
“Procesi negociues i bisedimeve në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos nuk ishte transparent. Qytetarët do të mund të informoheshin sikur të mos kishte media të ndikuara nga pushteti. Megjithatë as faktori ndërkombëtarë nuk ishte i interesuar të ndajë informacione me opinionin. Ndërkaq, Organizatat jo qeveritare ishin pjesë e procesit aq sa bënë përpjekje për tu bërë pjesë e saj. Organizatat tona duhet të dëshmojnë se janë legjitime duke treguarës pas analizave dhe fakteve që i prezantojnë qëndrojnë një numër i madh i qytetarëve. Duhet t’i informojmë dhe alarmojmë qytetarët për politikat. Kemi ngre iniciativë për politika qytetare ku do të përfshijmë 100 OJQ, me qëllim forcimin e shoqërisë qytetare”, u shpreh Marjan Zabërçanec nga Platforma “Qytetarët për Maqedoninë”.
Biljana Bejkova, nga OJQ Info Qendra tha se koncepti i bisedimeve ishte i mbyllur, nuk kishte strategji që të informohen qytetarët.
“Ne si OJQ më tepër u fokusuam të ndikojmë në proces se sa t’i informojmë qytetarët, për punë që ndoshta nuk u interesojnë por që janë të interesit publik”, theksoi Bejkova.
Jovan Bliznakovski nga Instituti Societas Civilis njoftoi se para Marrëveshjes së Përzhinos ata si institut me anë të një letre u janë drejtuar organizatave qytetare dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në vend, me çka kanë kërkuar që shoqëria civile të kyçet si mbikëqyrëse në procesin e zgjidhjes së krizave.
“Vlerësuam se përveç mbikëqyrjes mund të kontribuojmë edhe nëpërmes këshillave. Por, nuk morëm “feedback” të mjaftueshëm nga organizatat që kjo iniciativë të aplikohet. Shoqëria jonë është e uzurpuar nga partitë. Shoqëria civile nga partitë nuk shihet si partnere në politikë. Mirëpo, ne këtë duhet ta fitojmë se nuk na jep askush. Shqetësuese për ne si OJQ është se nuk ka debat se si mund ta arrijmë pozicionin e të qënurit partner i partive politike”, deklaroi Bliznakovski.
Në debat me prezantimin e tij ka kontribuar edhe gazetari njohur Petar Pop Petrevski.
“Sinjalet për reforma në media janë dëshpëruese. Grupet punuese nuk takohen, ndërkaq Vanhojte tashmë nuk e ka rolin e lehtësuesit. Sikur mjafton nënshkrimi në Kodin për raportim etik në zgjedhje. Frikësohem se asgjë nuk do të rregullohet. Insistohet në vetë-rregullim, por vetë-rregullimi mund të funksionon vetëm në demokraci ideale. Shumë media nënshkruan Kodin për raportim etik, por të njëjtat media më pastaj vazhduan me tempon e njëjtë”, theksoi ai.
As në fjalorin e ndërkombëtarëve, shton më tutje Petrevski, nuk dëgjojë se do të ketë ndonjë vlerësim për zgjedhjet sikur që pati për zgjedhjet e 24 prillit.
“Mbetet pikëpyetje a do të ketë vlerësim për zgjedhjet e 5 qershorit”, përfundon Petrevski.
Bojan Mariciq, moderator i debatit, përfaqësues nga Qendra maqedonase për edukim evropian vë në theks se faktor për zgjidhjen e krizës është edhe shoqëria civile. Ai gjithashtu porositi që pushteti në krijimin e politikave duhet ta përfshijë edhe shoqërinë qytetare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025