LAJMI I FUNDIT:

Basketbolli po humb interesimin në Kosovë

Basketbolli po humb interesimin në Kosovë

Pas luftës, basketbolli është vlerësuar si sporti më i popullarizuar në vend. Kështu kanë qejf ta thërrasin ende ata që merren me këtë sport, nga Federata e deri te klubet. Por, statistikat nuk u japin shumë të drejtë këtyre zyrtarëve.

Basketbolli po shikohet gjithnjë e më pak. Për shembull, në xhiron e kaluar derbi Bashkimi – Prishtina, u përcoll nga 200 shikues.

Kualiteti besohet se nuk mungon, pasi në dy skuadrat bashkë janë mbi dhjetë lojtarë të huaj, derisa edhe udhëhiqen nga trajnerë të huaj, shkruan kohaditore.


Komplet ndeshjet e fundjavës së shkuar, sipas informatorit të lëshuar nga Komisari i Garave në FBK, u përcollën nga rreth 850 shikues, më shumë se gjysma prej tyre ishin në Suharekë në ndeshjen Ylli – Trepça.