LAJMI I FUNDIT:

Organi Shqyrtues i Politikës (OSHP)

Organi Shqyrtues i Politikës (OSHP)

Qeveria e Kosovës në Bordin e OSHP-së nuk ka propozuar ekspertë të pavarur, por persona të afërt me partitë në pushtet.
PDK-ja e ka propozuar Blerim Dinën dhe Vjollca Shala- Kurtishajn, LDK Musa Dragushën dhe Nuhi Paçarizin, ndërsa “Srpska” Ivica Ivanoviqin dhe Goran Milenkoviqin.

Partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista “Srpska”, i kanë dërguar Kuvendit të Kosovës propozimin që në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), të jenë persona të afërt me këto subjekte politike.

Burime të gazetës “Zëri” kanë thënë se dy subjektet më të mëdha politike kanë propozuar nga një kandidat për kryetar të OSHP-së dhe nga një kandidat për anëtar, përderisa Lista “Srpska” i ka dy kandidatë për anëtarë të Bordit.


Një vendim i tillë i tre partnerëve kryesorë të koalicionit që në Bordin e OSHP-së të dërgohen kandidatë të afërt me politikën, e jo ekspertë të prokurimit, është në kundërshtim me kërkesën e Bashkimit Evropian të shprehur në Raportin e Progresit për Kosovën, ku ndër të tjera kërkohet që nëpër borde të agjencive të pavarura dhe të ndërmarrjeve publike të mos emërohen militantë partiakë, por profesionistë të fushave përkatëse. /Telegrafi/