LAJMI I FUNDIT:

Atletika nis stinorin e dytë pa gara në shteg

Atletika nis stinorin e dytë pa gara në shteg

Federata Atletike e Kosovës (FAK) ka anuluar garën e parë për këtë vit, e planifikuar të mbahej të dielën.

Mitingun e parë të hapur FAK-u nuk do ta mbajë, pasi shtegu i vetëm i atletikës në Kosovë, që gjendet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ende nuk është i gatshëm për gara.


Ky shteg është rinovuar, është shtruar komplet i ri, por nuk është bërë pranimi teknik i tij, pasi në disa pjesë të tartanit duhet të intervenohet, meqë puna nuk është bërë sipas standardeve.

Zyrtarë të FAK-ut, patën thënë se shtegu nuk është vijëzuar mirë dhe se në ca vende nuk ishte i drejtë, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt punët në shteg është dashur të përfundonin gjatë verës së vitit të shkuar (pas një viti punë), por afati i përfundimit të tyre ishte shtyrë dy herë. Atletët kosovarë për shkak të punëve që zgjatën një vit e gjysmë humbën komplet garat e stinorit të shkuar, e keq kanë nisur edhe këtë vit.

Në FAK kanë dyshime se edhe mitingu i dytë i hapur që është paraparë të mbahet më 17 prill mund të dështojë.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori