LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot shënohet dita botërore e ujit

Maqedoni, sot shënohet dita botërore e ujit

Në organizim të Institutit për shëndet publik sot do të shënohet ‘Dita botërore e ujit 2016’, dedikuar ujit dhe vendeve të punës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shënimi i Ditës botërore të ujit në Maqedoni organizohet për herë të nëntë me qëllim që të ngritet vetëdija te popullata në përgjithësi për rëndësinë e ujit për shëndetin e njeriut.

Është vlerësuar se në vitin 2014, rreth 37 % e popullatës, ose rreth 770 mijë njerëz, në Republikën e Maqedonisë jetojnë në 1.420 vendet të banuara rurale. Rreth 27 % nga popullata rurale janë të lidhur në sistemet urbane të ujësjellësit, të menaxhuara profesionalisht nga 56 ndërmarrje publike komunale. Rreth 62 % e banorëve rural furnizohen me ujë nga sistemet e vogla të ujit në lagjet e fshatrave varësisht nga objektet lokale të furnizimit me ujë (bunare, pompa, çezma të fshatit, puset).


Problemet e përbashkëta të cilat ndikojnë në cilësinë e ujit për pirje në sistemet e vogla të ujit janë mungesën e zonave mbrojtëse dhe gardheve, rrjeti i vjetërsuar dhe i dëmtuar i ujit, kloirimi jo i rregullt i ujit për pirje dhe pastrimi jo i përshtatshëm i ujit.

Në kuadër të shënimit të Ditës botërore të ujit do të mbahet tribunë me temë “Të mësojmë ta kursejmë ujin”, në të cilën do të bëhet kontroll i shkurtër i pikëpyetjeve të ndara midis fëmijëve dhe nxënësve nga kopshti Spirit dhe SHF “Johan Hajnrik Pestalloci”.

Qëllimi ishte të merren informacione sa ata janë të informuar për ujin në përgjithësi, rëndësia e tij dhe për situatën në Afrikë, si kontinent i cili ende ka problem me qasjen e ujit të sigurt për pirje. /Telegrafi/