LAJMI I FUNDIT:

​Balla në Parlamentin Evropian: Të liberalizohen vizat për Kosovën

​Balla në Parlamentin Evropian: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit të Shqipërisë, deputeti Taulant Balla ka folur në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentin Evropian, ku tha se është shumë e rëndësishme që BE të jap dritën e gjelbër për liberalizmin e vizave për Kosovën.

“Në emër të Asamblesë Parlamentare të SEECP jemi këtu sot për t’i kërkuar Parlamentit Evropian t’i propozojë Komisionit dhe Këshillit heqjen e regjimit te vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova i ka përmbushur tashmë kriteret kryesore, ndërsa numri i azil-kërkuesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit. Është e papranueshme që Kosova të vazhdojë të jetë një gardh i rrethuar me gjemba ne mes te Evropës” ka thënë Balla.


Më pas Komisioni i Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian diskutoi draftin përfundimtar të Rezolutës për Shqipërinë, në të cilën mesazhi kryesor është miratimi sa me shpejt i pakos së Reformës në Drejtësi.

“Në paragrafin 5, të dakordësuar ndërmjet dy grupeve me të mëdha PPE dhe S&D, përkatësisht ndërmjet eurodeputeteve Kukan dhe Fleckenstein, i kërkohet Komisionit Evropian që me miratimin dhe fillimin e implementimit të Refor mës në Drejtesi të konsiderojë propozimin e hapjes se negociatave për anëtarësim. Nesër, projekt-rezoluta do të votohet në seancën plenare të Komisionit të Politikës së Jashtme të PE”, ka thënë Balla.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori