LAJMI I FUNDIT:

Dy risi në listën e Shqipërisë

Dy risi në listën e Shqipërisë

Janë dy risi në listën e shpallur nga De Biasi për miqësoret e Marsit ndaj Austrisë dhe Luksemburgut. Lënia jashtë e Mehas dhe Salihit si dhe afrimi i Milot Rashicës, që siç deklaroi trajneri i kombëtares së Shqipërisë, kjo listë është më e përafërta me atë përfundimtare të Euro 2016.

Duhet theksuar se Rashica do të jetë vetëm për ndeshjen e dytë ndaj Luksemburgut pasi do të luajë më parë me Shpresat bashkë me Manajn, Rrahmanin, e Latifin në një ndeshje vendimtare për eliminatoret Euro 2017.

“Nuk kemi bërë ndryshime të mëdha, kemi marr lojtarët që na kualifikuan dhe do të punojmë me këtë grup. Duhet verifikuar gjendja e Memushajt, Hysaj ka probleme familjare. Lila e Abrashi vijnë me vonesë pasi do të zbresin sot në fushë me ekipet e tyre respektive. Do të kisha marr edhe Manajn, Rrahmanin, Rashicën e Latifin, por kanë ndeshje vendimtare me Shpresat. Miloti do të jetë me ne për ndeshjen e dytë kundër Luksemburgut. Lista aktuale, është ajo më e përafërta me atë përfundimtare të Euro 2016. Do të shikojmë deri në fund të sezonit si do të ecin lojtaret”, ka thënë De Biasi, transmeton Supersport.


De Biasi u pyet edhe për kritikat se pse nuk merr më shumë lojtarë nga Kategoria Superiore, por ai u shpreh qartë se nuk ndërhyn në punët e të tjerëve dhe as nuk kërkon që të tjerët të ndërhyjnë tek ai duke shtuar se nuk ka kohë për ndryshime dhe për të provuar lojtarë të tjerë.

Ekipi i ftuar për dy miqësoret e radhës përbëhet nga:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Dijmsiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysa j, Ansi Agolli, Frederik Veseli.

Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Andi Lila.

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzen Gashi, Milot Rashica.