Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, vazhdimisht ia ka treguar botës anën e tij komike dhe të relaksit, në shumë emisione dhe intervista, ndërsa kësaj radhe ka zgjedhur të marrë pjesë në një skeç komik me humoristin e njohur kuban, Panfilo, pak para vizitës së tij historike në Kubë.
Skeçi është realizuar nga Ambasada amerikane në Havana, me ç’rast kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe komiku i njohur flasin për udhëtimin e presidentit.
Në përpjekje për të kontaktuar me Institutin meteorologjik në Casa Blanca, për të pyetur se a do të bie shi për ndeshjen e bejsbollit, Panfilo telefonon Shtëpinë e Bardhë dhe telefonin ia hap pikërisht presidenti.
Aktori Luis Silva, i cili portretizon karakterin e Panfilos, i thotë 54-vjeçarit që të mos marrë shumë gjëra me vete se do të ngecë në aeroport. Po ashtu, ai ia ofron krevatin e tij për të fjetur nëse nuk ka ku të qëndrojë.
Obama është presidenti i parë amerikan që viziton Kubën, 88 vjet pas ndërprerjes së marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Ai do të udhëtojë atje së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time
Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit