LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet derbi Galatasaray-Fenerbahçe

Shtyhet derbi Galatasaray-Fenerbahçe

Derbi i Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes i paraparë të zhvillohej sonte është shtyrë për një ditë të pacaktuar për shkak të pasigurisë pas sulmeve terroriste që ndodhën të shtunën.

Njoftimi nga autoritetet turke vjen 65 minuta para se takimi të niste në Turk Telekom Arena, teksa tifozët tashmë ishin mbledhur, raporton “Goal”.

Fillimisht ishte raportuar se ndeshja do të zhvillohej me dyer të mbyllura, por tani është vendosur që të shtyhet tërësisht.


Së paku 5 persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim që besohet se është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës në Stamboll. Ky ishte sulmi i tretë në një kohë të shkurtër në Turqi.