LAJMI I FUNDIT:

Ja si duket Gjykata në Lipjan, pas sulmit me koktej molotovi (Video)

Ja si duket Gjykata në Lipjan, pas sulmit me koktej molotovi (Video)

Ditë më parë në Kosovë, persona ende të panjohur, kanë djegur disa vetura private të zyrtarëve politik, vetura të institucioneve në disa komuna, si dhe më koktej molotovi kanë sulmuar Presidencën e Kosovës, e cila gjendet në objektin e Kuvendit.

Një sulm i tillë mbrëmë në orët e vona, ka ndodhur edhe në objektin e Gjykatë Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan. Si pasojë e sulmit me koktej molotovi, në këtë gjykatë është djegur një pjesë e zyrës së administratorit, duke përfshirë edhe disa pajisje elektrike.

Sulmin e konfirmoi edhe gjyqtari mbrojtës në këtë gjykatë, Abdurraham Gashi , i cili dha disa detaje rreth kësaj ngjarje.


Ai theksoi se objekti është sulmuar me dy shishe molotovi nga persona ende të panjohur, derisa këtë sulm e ndërlidhi me sulmet e tjera që kanë ndodhë më herët në disa institucione të disa komunave në Kosovë.

“Me dy shishe kanë gjuajt, njëra ka mbet pa eksplodua, ndërsa tjetra është fut brenda në objekt. Është dëmtuar zyra e administratorit të gjykatës dhe në atë zyre janë dëmtuar pajisjet që kanë qenë elektronike”, tregon Gashi.

Ajo thotë se sulmi ka ndodhë mbrëmë në ora 23:55, ku pas 10 minutave është njoftuar nga punëtori i sigurimit dhe i njëjti ka reaguar me shpejtësi, e ka ndal zjarrin, e ka njoftuar Stacionin e Policisë në Lipjan dhe Zjarrfikësit.

“Mirëpo, sulmuesit nuk kanë mundur që të identifikohen deri më tani. Ka kamera të sigurimit, por sa mundemi të identifikojmë me to mbetet të shihet në ditën e nesërme, pasi që monitori që i përcjell kamerat nuk funksionon pas zjarrit. Dje kam qenë deri në ora 02:20 bashkë me ta këtu, ata kanë marrë të dhënat e nevojshme në terren dhe mbetet që hetimet të vazhdojnë. Po siç dihet, si gjithkund nëpër territor të Kosovës që po ndodhin, besoj që edhe ky ka qenë pjesë e atyre sulmeve”, ka deklaruar Gashi.

Sipas raportit të lëshuar nga Policia e Kosovës, si pasojë e këtij sulmi, para ndërtesës së gjykatës është dëmtuar edhe një veturë zyrtare, e tipit Toyota, ngjyrë hiri me targa 4Z, pronë e Gjykatës Themelore.

Sipas këtij raporti në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i forenzikës, dhe ende po zhvillohen hetimet.

Derisa Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me sulmuesit, njëri nga pjesëtarët e personelit të kësaj gjykate në Lipjan, në kushte anonimiteti ka rrëfyer se sipas personit rojtar që ka qenë mbrëmë, gjykatën e kanë sulmuar dy persona.

“Dy vetë, dy tha edhe ai, por ne nuk kemi të drejtë me i ndjek. Me duar në xhepa qysh me i ndjek”, shprehet ky punëtor, ndërsa, KosovaPress merr vesh se sulmuesit kanë qenë me maska.

Këtë akt të sulmit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, si dhe sulmet e tjera kundrejt institucioneve të Kosovës, i dënoi edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Idrizi deklaroi se do të shtohen masat e sigurisë nëpër gjykatat e vendit, derisa sulmet e tilla i quajti sulme kundër sistemit gjyqësor të Kosovës.

“Ky shihet se është një rrejt i organizuar dhe vazhdimisht në bazë të strategjisë dhe taktikave të tyre që i ndërmarrin dhe në kohë të caktuara bëjnë sulme nëpër objekte të gjykatave. Unë si kryesues i Këshillit Gjyqësor, urgjentisht për nesër kam caktuar një mbledhje me të gjithë kryetarët e gjykatave. Me theks të veçantë do të trajtohet çështja e shtimit të masave të sigurisë nëpër objektet e gjykatave, pasi që po shihet se kjo dukuri negative dhe antishoqërore, në radhë të parë mund të them se është kundër shtetit të Kosovës dhe në veçanti meqenëse se po sulmohen gjykatat , kundër sistemit gjyqësor t? ? Kosovës. Ne do të shikojmë dhe do të marrim masa shtesë me qëllim të sigurimit të këtyre objekteve”, tha ai.

Sulme të tilla, përveç në institucione të Kosovës, gjatë kësaj jave ka pasur edhe ndaj pronave të misionit ndërkombëtar në Kosovës, EULEX. Këtij misioni me 17 mars u janë dëmtuar 4 vetura zyrtare në Mitrovicë.

Në trend Lajme

Më shumë
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori