LAJMI I FUNDIT:

Sa të lumtur janë të rinjtë e Kosovës?

Sa të lumtur janë të rinjtë e Kosovës?

Shumë nga të rinjtë në Kosovë, thonë të jenë duke jetuar në një ambient ku ka shumë pak vend për të qenë të lumtur. Për të rritur lumturinë, vlerësojnë ata, duhet të krijohen rrethana më të mira shoqërore.

Njëzet Marsi është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Kjo ditë ka për qëllim të vërë në pah se lumturia është qëllim themelor i njeriut dhe shërben si thirrje vendeve që të përshtatin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.

Në rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, merren mendimet e disa të rinjve, të cilët flasin për problemet që iu paraqiten atyre, e që rrjedhimisht i bëjnë ata të mos ndihen të lumtur.


Adhurim Rama, student në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, thotë se në një vend ku nuk ka perspektivë, lumturia është inekzistente.

“Të lumtur do të na bënte rritja ekonomike”, thotë Adhurimi.

Njomëza, 24-vjeçare nga Prishtina, përmend mjaft probleme që i pamundësojnë asaj shumë herë të ndihet e lumtur në vendin ku ajo jeton.

“Kosova nuk është vend i cili të bën të lumtur, duke u nisur nga fakti se nuk ka shumë vende që mund të dalim dhe të ndihemi mirë, e pastaj jemi popull që nuk mund të lëvizim jashtë vendit që të ndihesh më mirë”, thotë ajo.

Sipas Raportit më të ri për Lumturinë në botë, të lëshuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Aty është analizuar gjendja e lumturisë në 157 vende, ndërsa Kosova është radhitur në vendin e 77-të.

Raporti më i ri për Lumturinë në botë ka analizuar bruto prodhimin e brendshëm për kokë banori, përkrahjen sociale, jetëgjatësinë, lirinë për të bërë zgjedhje, bujarinë, perceptimin e korrupsionit dhe faktorë të tjerë. Ky raport kishte konstatuar se njerëzit janë më të lumtur në shoqëritë ku ka më pak pabarazi.

Granit Rusolli studion Gjuhën Gjermane në Universitetin e Prishtinës. Ai vlerëson se të rinjtë e Kosovës, krahasuar me të rinjtë e vendeve evropiane, kanë nivel të ulët të lumturisë. Ndërkaq, Vesa Sopjani, studente e Pikturës në Fakultetin e Arteve, thotë se është e lumtur me atë se çfarë i ka ofruar jeta.

“Lumturia ka të bëjë edhe me anën shpirtërore dhe jo vetëm nga ambienti i cili të rrethon. Mendoj se njeriu kur dëshiron të jetë i lumtur, mund t’i krijojë mundësitë”, konsideron Vesa.

Shprehja e lirë e mendimit në çdo vend ku je i pranishëm e bën të lumtur Dijon Kamenin, nxënës në Shkollën e Mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë. Por, që të ndihet dikush i lumtur, thotë Lumbardha, duhet të ketë përmirësim të mirëqenies sociale dhe mjedisore.

20 Marsi është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë në vitin 2012 nga Kombet e Bashkuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori