LAJMI I FUNDIT:

Mustafa pranon: Vëllai im ka kërkuar azil për shërim, bashkë me nipa e mbesa

Mustafa pranon: Vëllai im ka kërkuar azil për shërim, bashkë me nipa e mbesa

Kryeministri Isa Mustafa ka konfirmuar se vëllai i tij, Ragipi, kishte kërkuar azil në vendet e BE-së për t’u shëruar nga një sëmundje e rëndë. Ka thënë se është operuar në Tiranë, por gjendja e tij vazhdon të mbetet e rëndë. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Qytetarë të nderuar,

Po lexoj në protale se vëllai im paska kërkuar azil për shkaqe shëndetësore jashtë vendit. Kjo është e vërtetë. Më vonë jam informuar nga familja e vëllait, se ai kishte kërkuar qëndrim jashtë vendit, për t’u shëruar nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk gjente shërim në Kosovë. Në vjeshtën e vitit që shkoi ka pasur një ndërhyrje në Tiranë, tani është në Prishtinë, dhe gjendja e tij vazhdon të jetë mjaft e rëndë. Dyshoj se mund t’i ndihmojë as Vehbi Kajtazi me Insajderin, por mund t’ia rëndojë dhembjet e tij të mëdha.


Në valën e migrimeve, dua të jem i hapur me ju se kanë shkuar edhe mesa e nipa të mi dhe se janë kthyer. Kjo flet se edhe familjarët e mi ndajnë fatin me qytetarët e tjerë, hallexhi, të Kosovës. Prandaj,. si Kryeministër po angazhohem që të gjejmë zgjidhje, të liberalizojmë vizat, të tërheqim investime për të krijuar vende të punës, të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe që sa më pak qytetarët tanë të kenë nevojë të kërkojnë shërim në forma të tilla jashtë vendit.

Përgjegjësia ime është të punoj për të gjetur zgjidhje për qytetarët e mi. I vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në të cilën jemi po punoj të intensifikoj kontaktet dhe lidhjet me vendet të cilat mund ta mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. IM”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori