LAJMI I FUNDIT:

Henry: Arsenali duhet të jetë unik

Henry: Arsenali duhet të jetë unik

Legjenda e klubit, Thierry Henry ka porositur lojtarët e Arsenalit që të jenë unikë, derisa ata po luftojnë që t’i japin fund mungesës 12 vjeçare të titullit.

Një serie prej tre ndeshjeve pa fitore ka lënë Arsenalin në pozitën e tretë në tabelë, 11 pikë më pak se lideri Leicester City dhe gjatë këtij vikendi do të përballet me Evertonin.

Henry u ka bërë thirrje lojtarëve që të bllokojnë negativitetin rreth tyre nëse duan të fitojnë titullin.


“Arsenali duhet të mbetet pozitiv sepse kjo është e vetmja gjë që mund të bëjnë tani. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje. Për të shkuar përpara, Arsenali duhet të bllokojë negativitetin rreth lojtarëve”, ka thënë Henry.

“Kurrë nuk i kam parë shikuesit sikur në ndeshjen kundër Watfordit. Kam luajtur në stadiume ku fansat nuk janë të lumtur dhe kjo nuk ndihmon”.