LAJMI I FUNDIT:

“Nëse Prilluzha bëhet Komunë, Kosova nuk do të jetë Republikë e unë do të kalojë andej i armatosur”!

“Nëse Prilluzha bëhet Komunë, Kosova nuk do të jetë Republikë e unë do të kalojë andej i armatosur”!

Studiuesi Bajram Mjeku, në një postim të tij në Facebook, përmend një historik të shkurtë të Prilluzhës, që flitet se do të bëhet Komunë, e nga ku kanë lindur shumë të këqija për shqiptarët e Kosovës.

“Prilluzha, ajo republikë e vogël

Prilluzha shtrihet në mes Ortakollit. Emri i këtij të fundit nuk ka etimologji nga gjuha turke siç mendojnë disa. Banorët i kanë dhënë këtë emër. Mbrapa shpinës është ortak me Drenicën, përballë me Kosovën Qendrore. Në këtë zonë janë vetëm fshatrat që shtrihen rrëzë maleve të Qyqavicës.


Për Prilluzhën, gjithmonë etnikisht e pastër me komunitetin serb, kam kujtime të hidhura që nga fëmijëria. Rrëfimet e gjyshit e më vonë të tim et, kanë ndikuar keq në personalitetin tim. Më kanë folur për operacionin çetnik të 16 prillit të vitit 1941, kur ushtaraku Kaliçanin së bashku me brigadën çetnike prej rreth 600 vetash, do të zbritnin në orët e hershme të mëngjesit në stacionin e trenit në Prilluzhë për t’i masakruar shqiptarët etnikë të kësaj ane. Mobilizimi i shpejtë i shqiptarëve, brigadës çetnike i shkaktoi debakël.

Jo rrallë më ka rënë udha të kaloj nëpër Prilluzhë, e cila gjithmonë ishte njëfar republike e vogël. E pranoj botërisht se në Prilluzhë që nga mosha 17 vjeç deri në dhjetor të vitit 1991 kur kam nisur të jetoj në Prishtinë, kam kaluar gjithmonë i armatosur. E pranoj po ashtu se serbë më krenarë se në Prilluzhë nuk kam takuar kurrë, por edhe ata kanë patur të njëjtën konsideratë për familjen time.

Në luftën e fundit në Kosovë, janë përsëritur storjet si ato të vitit 1941, veçse kanë ndërruar brezat…

Po flitet se Prilluzha do të bëhet komunë. Nëse ndodhë, atëherë Kosova më së paku do të jetë Republikë. Nëse bëhet komunë dhe nëse më bie prapë rruga të preftoj midis saj, prapë do të armatosem si dikur. Edhe unë do t’u them djemëve të mi si gjyshi dhe babai mua se po kaluat pa armë në Prilluzhë, është si të notosh përmes lumit Nil përplot me krokodilë” (sic.), ka shkruar Mjeku. /Telegrafi/

Prilluzha, ajo republikë e vogëlPrilluzha shtrihet në mes Ortakollit. Emri i këtij të fundit nuk ka etimologji nga…

Posted by Bajram Mjeku on Friday, March 18, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori