LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i rregullt i marihuanës tkurr një pjesë të trurit

Përdorimi i rregullt i marihuanës tkurr një pjesë të trurit

Përdoruesit e rregullt të marihuanës kanë tru të tkurrur, sipas një hulumtimi të publikuar rishtas nga Center for BrainHealth në Universitetin e Teksasit në Dallas

Shkencëtarët zbuluan se pjesëmarrësit e studimit të cilët përdorën marihuanë të paktën tri herë në ditë kishin kortekse më të vogla orbitofrontale (OFC), pjesa e trurit e njohur si “qendra për shpërblim”, dhe jetike për proceset kognitive të vendimmarrjes.

Ky është një lajm alarmues për përdoruesit e marihuanës, të cilët deri kohët e fundit ngushëlloheshin nga fakti se shumica e hulumtimeve në efektet shëndetësore të marihuanës ishin gjithandej – dhe shpesh kontradiktore në konkluzionet e tyre.


Por ndërkohë që marihuana bëhet gjithnjë e më e popullarizuar, tani e legalizuar në Oregon, Alaska dhe Washington, hulumtimi i fundit e sugjeron se përdorimi i rregullt i marihuanës ka efekte të rëndësishme në formën, madhësinë dhe performancën e trurit.

Këto rezultate të fundit – të detajuara këtë javë në “Proceedings of the National Academy of Sciences” – janë më të besueshme. Derisa skanimet MRI treguan se përdoruesit e rregullt të marihuanës kishin kortekse më të vogla orbitofrontale, ato gjithashtu shfaqën një nivel më të lartë të “lidhshmërisë”, sikur truri ta kishte gjetur një mënyrë për të kompensuar për madhësinë e zvogëluar të OFC-së.

Studimi gjeti se përfitimet e rritjes së lidhjeve fillojnë të bien pas gjashtë deri në tetë vjet të përdorimit kronik të marihuanës.

Hulumtuesit thonë se konstatimet janë shqetësuese por jobindëse – që duhet të hulumtohet më tej. Por gjetjet ofrojnë besim në një studim të Harvardit të publikuar në fillim të këtij viti, i cili konstatoi se edhe përdorimi më pak i rregullt i marihuanës (disa herë në javë) mund të ketë efekte të ndjeshme në lobin ballor të trurit.

“Kjo është një pjesë e trurit të cilën absolutisht kurrë nuk duhet prekur”, tha për Time Hans Breiter, bashkautor i këtij studimi.” /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori