LAJMI I FUNDIT:

Kapen 77 migrantë të fshehur në një shtëpi të braktisur në Kumanovë

Kapen 77 migrantë të fshehur në një shtëpi të braktisur në Kumanovë

MPB e Maqedonisë njofton se në një shtëpi të braktisur në fshatin Vaksincë të Kumanovës, mbrëmë janë kapur 77 migrantë nga Pakistani, Siria dhe Afganistani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë rast e ka paraqitur një migrant, i cili është paraqitur në SPB të Kumanovës, ku ka denoncuar dhunë fizike ndaj tij dhe tentim për ta plaçkitur, kurse pjesa tjetër e familjes së tij ka mbetur në shtëpinë e braktisur.

Pas kontrollit në shtëpinë e braktisur, Policia ka kthyer migrantët në qendrën tranzite të Gjevgjelisë./Telegrafi/