LAJMI I FUNDIT:

Panair bujqësie në Kavadar

Panair bujqësie në Kavadar

Në qytetin e Kavadarit sot ka nisur panairi i tretë me radhë i bujqësisë ”Vinotek – Kavadarci 2016”, që organizohet nga shoqata qytetare ”Vinotek”, që punon në zhvillimin e kulturës së verës, turizmit të verës dhe prodhimit të rrushit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në të njejtin vend janë grumbulluar prodhues dhe distributorë të maqinerisë bujqësore, sistemit të ujitjes, pesticideve, ambalazhit dhe pajisje të tjera të ndryshme. Qëllimi i panairit është edukimi i bujqve, por edhe ofrimi i mundësive për t’u njohur me prodhime të posaçme, pse jo edhe ta blejnë atë që u nevojitet në bujqësi.

Gjatë panairit do të ketë edhe dy ligjërata për verën dhe bletët./Telegrafi/