LAJMI I FUNDIT:

Ish-punëtorët e fabrikës së tubave, padisin Qeverinë

Ish-punëtorët e fabrikës së tubave, padisin Qeverinë

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj janë duke përgatitur një padi ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)

Kjo, pasi që këta të fundit nuk janë duke përfillur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shlyerjen e borxhit mbi 25 milionë euro. Sipas tyre, bordi i AKP-së ka tre muaj që është funksional, por as tani nuk ka ndonjë veprim konkret në realizimin e kërkesave.

Përkundër që Policia e Kosovës para disa javëve ua ka larguar në mënyrë të dhunshme tendën e vendosur në sheshin “Skënderbeu”, pas protestës së organizuar nga subjektet opozitare, ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj grevën janë duke e vazhduar në qiell të hapur.


Kryetari i Këshillit Grevist, Njazi Asllani, ka thënë për “Zërin” se ndaj tyre është bërë shkelje e madhe, pasi, sipas tij, nuk po bëhet ekzekutimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjithë personeli zyrtar, duke filluar nga kryeministri, presidentja e tutje kanë bërë shkelje të nenit 161 të Kushtetutës së Kosovës ku kërkohet se obligimi i gjithë personelit dhe gjyqeve janë të obliguar të zbatojnë vendimin e Kushtetueses. Këto shkelje dënohen sipas Kodit Penal të Ligjit për Vepra Penale. Prandaj, këto duhet të gjykohen. Kanë thënë më herët se aktgjykimi nuk po zbatohet për shkak të mungesës së Bordit të AKP-së. Bordi që 3 muaj është funksional dhe prapë nuk veprohet. Ne do të bëjmë padi penale ndaj personelit që kanë obligim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Do të bëjmë padi ndaj Qeverisë dhe AKP-së të cilët janë ekskluzivisht përgjegjës për zbatimin e aktgjykimeve të formës së prerë”, ka thënë ai.

Ish-punëtorët e Tubave kanë paralajmëruar po ashtu se nëse organet e rendit nuk ua kthejnë atyre tendën, atëherë ata me mjetet e tyre financiare do ta vendosin një tendë të re në sheshin “Skënderbeu”, përballë objektit të Qeverisë së Kosovës./Zëri /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori