LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Persona të dyshimtë i kanë nxjerrë në shitje materialet e përgjimeve

Bexheti: Persona të dyshimtë i kanë nxjerrë në shitje materialet e përgjimeve

Ish ministri i drejtësisë ka diskutuar për politikat aktuale në Click Plus në TV21, duke komentuar edhe fatin e materialeve të përgjuara, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria speciale duhet të filloj të merret edhe me persona të cilët i kanë nxjerr në treg dhe i ofrojnë për shitje një pjesë të materialeve nga përgjimet. Fatkeqesisht i posedojnë njerëz të inkriminuar”, deklaroi Blerim Bexheti.


Bexheti hodhi dyshime që materialet mund të kenë rrjedhur nga e ashtuquajtura “Fabrika” e Zahir Beqirit – Çaushi. “Nuk i kam dëgjuar personalisht, por flitet që janë në qarkullim dhe ekziston mundësia këto materiale të montohen.” the mes tjerash Bexheti./Telegrafi/