LAJMI I FUNDIT:

“Ta Pastrojmë Kosovën” largon mbeturinat nga lumi Istog

“Ta Pastrojmë Kosovën” largon mbeturinat nga lumi Istog

Pas aksionit të Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova” sot në komunën e Istogut është pastruar lumi Istog dhe është eliminuar një deponi e mbeturinave afër Lagjes së romëve në fshatin Kovragë të kësaj komune. Ky aksion ka qenë i pesti me radhë për këtë vit në kuadër të projektit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Luan Hasanaj, Koordinator i Iniciativës “Let’s Do It Kosova”, tha për KosovaPress se përveç problemit me deponi ilegale të mbeturinave, po ndotën edhe lumenjtë.

Mirëpo Hasanaj ka një hall tjetër. Këto aksione do të mbetën vetëm simbolike nëse nuk ka një plan të qartë nga organet kompetente për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave që po pastrohen.


“Është aksioni i pestë i organizuar gjatë kësaj fushate. Sot jemi në Komunën e Istogut, jemi afër lumit Istog, lumenjtë si një prej problemeve më të mëdha të këtij vendi, ku të gjithë pothuajse janë shndërruar në deponi ashtu siç po tregojnë edhe pamjet. Konsideroj që përveç problemeve të mëdha me deponi ilegale që i kemi, në pothuajse në çdo vend të Kosovës shohim pamje të njëjta të lumenjve. S ot në bashkëpunim me vullnetarët, me ndërmarrjen “Uniteti” dhe Komunën e Istogut po e fillojmë edhe një fazë të re të aktiviteteve “Ta pastrojmë Kosovën”, që janë intervenimi në hapësirat të ndotura edhe nëpër lumenj, pra brigjet e lumenjve… Këto aksione mbeten vetëm simbolike, sepse nevojitët një bashkëveprim, një përfshirje e të gjithë aktorëve duke filluar prej komunave, Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit, të cilët do të duhej të kishin një plan të qartë se si hapësira të tilla të pastrohen dhe më pas të mirëmbahen”, tha Hasanaj.

Hasanaj, më tej tha se aksione të tilla do të organizohen edhe në lumenjtë Llap, Sitnicë, Drin e të tjerë.

Nënkryetari i Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, tha për KosovaPress se këto deponi janë brengë për qytetarët dhe komunën.

Blakaj, më tej tha se komuna do të hartojë një strategji për menaxhimin e mbeturinave, në mënyrë që mos përsëritën këto deponi.

“Këto deponi ilegale janë brengë për të gjithë qytetarët por edhe për neve si komunë, por në bashkëpunim me organizatën dhe kompaninë “Ambienti” të cilën e falënderojmë që i është bashkëngjitur këtij aksioni, ne do të kujdesemi që t’i eliminojmë në tërësi këto deponi ilegale…Tashmë veçse jemi në fazën e hartimit të një strategjie për menaxhimin e mbeturinave, ku parashihen disa veprime që do të ndërmerren për pastrimin e dhe eliminimin që në të ardhmen të mos përsëriten këto deponi. Do të bëjmë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave edhe në pjesët në të cilat nuk janë të shtrira deri më tani”, tha Blakaj.

Cak i aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” për javën e ardhshme do të jetë Komuna e Podujevës, ku aktivistët e “Let’s Do It Kosova” do të bëjnë eliminimin e një deponie ilegale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori