Aspirina çdo të dytën ditë mbron nga kanceri i stomakut dhe i zorrës së trashë
Aspirina redukton rrezikun nga kanceri i stomakut, por para terapisë këshillohuni me mjekun dhe paralajmërojeni nëse vuani nga ndonjë ulcerë në stomak ose keni probleme me astmën
Nëse pini 100 mg aspirinë çdo të dytën ditë, reduktoni rrezikun nga kanceri i stomakut dhe i zorrës së trashë për më shumë se 40 për qind, ka treguar hulumtimi i Universitetit të Harvardit.
Që acidi acetilsalicik ta ketë këtë efekt duhet të merret aspirina të paktën pesë vjet.
Hulumtimet e mëhershme kanë dëshmuar se si doza ditore e aspirinës redukton dukshëm rrezikun nga kanceri ose përhapja e tumoreve të diagnostikuara, por nuk është ditur nëse vepron njëjtë në trup nëse merret më pak.
Edhe pse aspirina konsiderohet gati magjike në mbrojtjen nga sulmi në zemër e tru dhe nga kanceri, ajo mund të shkaktojë gjakrrjedhjen në stomak dhe të thatin. Duke pasur parasysh efektin që ka edhe kur pihet çdo të dytën ditë, ka më pak probabilitet për efekte anësore.
“Njerëzit gjithsesi nuk duhet të fillojnë të pinë vetë aspirinë, sepse efektet anësore, edhe pse rrallë janë fatale, mund të jenë arsye për hospitalizim”, – thotë prof. Nancy Cook, udhëheqëse e hulumtimit.
Nëse jeni në grupin e rrezikut, e rëndësishme është të filloni me kohë – Nëse dikush nga familja është i sëmurë nga kanceri i zorrës së trashë, duheni të filloni të pini aspirinë pesë vjet para moshës në të cilën i është diagnostikuar kanceri anëtarit tuaj të familjes, këshillon profesor Sir John Burn nga Instituti për mjekësi gjenetike në Universitetin në Newcastle.
Mos e ndërpritni vetë terapinë – Nëse mjeku ju ka këshilluar konsumimin e rregullt të aspirinës, gjithsesi këshillohuni me të nëse dëshironi ta ndërpritni terapinë. Ndërprerja e papritur e konsumimit të acidit acetilsalicik mund të shkaktojë krijimin e mpiksjeve të gjakut.
Kush është i shëndetshëm, nuk i nevojitet ilaçi – Shkencëtarët thonë se si ende nuk ka mjaft dëshmi që njerëzit e shëndetshëm duhet të pinë rregullisht aspirinë për preventivë nga kanceri. Dozat e vogla u rekomandohen atyre që janë në grupin e rrezikut për sulm në zemrës ose në tru. Sidoqoftë duhet të këshilloheni me mjekun.
Mjekut duhet t’i tregoni edhe për problemet e tjera shëndetësore – Para se ta filloni terapinë me aspirinë nën mbikëqyrje mjekësore, gjithsesi paralajmërojeni mjekun nëse vuani nga i thati në stomak ose duodena, nëse jeni alergjikë në aspirinë ose keni astmë ose nëse ju del gjaku lehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët