LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Berlin, në Konferencën mbi luftën kundër antisemitizmit: Në Prishtinë do të kemi sinagogë

Veseli në Berlin, në Konferencën mbi luftën kundër antisemitizmit: Në Prishtinë do të kemi sinagogë

Sot, në sesionin e fundit të Konferencës mbi luftën kundër antisemitizmit, në Berlin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mbajti një fjalim para të pranishmëve.

Pasi bëri një përmbledhje të punimeve të konferencës, ai e konsideroi atë një mjedis të përshtatshëm për trajtimin e një varg fenomenesh negative në shumë segmente, nga antisemitizmi, krimi kibernetik, e deri te shprehjet e dhunshme në sport, të cilat po i shoqërojnë zhvillimet globale.

Në vazhdim të fjalës së tij, Veseli u ndal tek arritjet e deritanishme të Kosovës, si në respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të njeriut, ashtu edhe shembullin e tolerancës së fuqishme ndërkulturore e ndërfetare, e cila karakterizon shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.


Veseli tha se qytetarët e Kosovës kanë pësuar një kalvar të gjatë vuajtjeje dhe diskriminimi, dhe e dinë fare mirë se ç’do të thotë të jesh viktimë e urrejtjes, paragjykimeve dhe dhunës. Kosovarët, shtoi ai, e konsiderojnë ndihmën bujare ndërkombëtare që kanë marrë në kohën kur kishin nevojë, jo vetëm si një privilegj, por edhe si detyrim për të synuar standardet më të larta të mundshme të të drejtave individuale dhe të pakicave.

“Ne kemi hartuar një Kushtetutë e cila parasheh masat më të avancuara kundër diskriminimit. Kemi miratuar standardet më të larta të mbrojtjes së pakicave dhe gjithashtu, kemi miratuar në mënyrë të njëanshme ligje dhe konventa të shumta ndërkombëtare, pa qenë anëtarë të këtyre organizmave ndërkombëtarë”, theksoi Veseli.

Në vazhdim, kreu i Kuvendit foli edhe për angazhimet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit. Ai tha se institucionet e Kosovës janë të paktat në rajon që kanë ndërtuar në mjediset qeveritare memorial dedikuar komunitetin hebre.

“Unë kam iniciuar personalisht një iniciativë për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar në kryeqytetin tonë, në Prishtinë, një sinagogë , të cilën regjimi i kaluar komunist e ka shkatërruar në vitin 1955”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Në fund të fjalës së tij, Veseli shprehu besimin e tij se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të jenë gjithnjë e më aktivë në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të parlamentarëve kundër antisemitizmit dhe, njëkohësisht, shfaqi shpresën se një konferencë si kjo, në një të ardhme jo të largët, do të organizohet edhe në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori