LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka përdorim të tepruar të antibiotikëve në prodhimet ushqimore?

Në Maqedoni ka përdorim të tepruar të antibiotikëve në prodhimet ushqimore?

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve në mish dhe në prodhimet bujqësore rritin praninë e bakterjeve rrezistuese, prandaj nëse nuk do të ndalohet përdorimi i këtyre prodhimeve për ushqyerje do të ndikojë që ilaçe me rëndësi të mos kenë efekt në shëndetin e njerëzve, madje edhe në infektimet më të vogla apo lëndimet, të cilat mund të bëhen edhe vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Drejtoria e ushqimit dhe veterinarisë thonë se ushqimi në Maqedoni është i sigurtë dhe deri tani nuk është hasur përdorimi i antibiotikëve, duke theksuar se pa këtë kusht nuk do të mund të eksportoheshin këto prodhime në Bashkimin Evropian dhe në vende tjera.


Kjo Drejtori njofton se kampanja për ushqim të sigurtë dhe cilësor dhe përdorimi i antibiotikëve do të vazhdojë pasi që është në interes të konsumuesve, kurse nga 13 maji do të zbatohen rregulla të reja për të përcaktuar vlerën ushqyese në ambalazhet e prodhimeve./Telegrafi/