Skuadra e futbollit të Interit të Milanos u themelua në 9 Mars 1908 me emrin Internacionale Milano.
Giovanni Paramithiotti ishte Presidenti i klubit nga marsi 1908-1909. Por, kush është Giovanni Paramithiotti?
Giovanni Paramithiotti lindi në Venecia dhe nuk ka shumë të dhëna për të, por vdiq më 1936 në SHBA. Ai rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh.
Në disa shkrime të historianit Arben Llalla për Giovanni Paramithiotti thuhet se ishte hebre-venedikas dhe diku grek-venedikas, por e vërteta është se Giovanni Paramithiotti është me origjinë ose rrënjë shqiptare nga Paramithia e Çamërisë. Familja e tij pas largimit nga Paramithia për në ishullin e Korfuzit në shekullin XVIII, mori për mbiemër emrin nga vinin, Paramithinë e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin.
Giovanni Paramithiotti me kapelë
Ende në këtë ishull ka shumë familje me origjinë shqiptare. Një pjesë e mirë e banorëve të ishullit edhe pse në një presion të madh shtetëror kanë ruajtur ende mbiemrat shqiptarë dhe i përkasin besimit katolik). Nga familja e madhe Paramithioti kanë dalë shumë figura të njohura dhe ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë dhanë një kontribut të vyer në themelimin dhe forcimin e shtetit grek në shekullin XIX.
Familja Paramithioti bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zviceran dhe me vëllezërit Roçild (Rothschild) themeluan më 1841 Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë. Në vitin 1881, një Paramithiot ishte deputet në Kuvendin e Greqisë.
Për fatin e keq, Giovanni Paramithiotti për origjinën e tij shqiptare nga Çamëria humb në mjegull të padukshme, ashtu si shumë njerëz të tjerë të suksesshëm me famë botërore që kanë origjinë shqiptare, sepse ne harrojmë shpejtë, nuk jemi kujdesur si komb për të mbajtur shënime, për të nxitur studiuesit tanë për të nxjerrë nga pluhuri i harresës ngjarjet që lidhen me shqiptarët.
Prandaj, të huajt për Gjon Paramithiotin, Presidentin e parë të klubit të madh të futbolliit, Interit të Milanos e konsiderojnë hebre, grek, venedikas, por një gjë s’mund t’ia fshehin, t’ia zhdukin, t’ia deformojnë mbiemrin që ai trashëgon nga origjina e familjes së tij nga Paramithia e Çamërisë. Paramithia nuk ka patur asnjëherë grekë, venedikas apo hebrenj vendas. Këta të fundit erdhën në mesin e shekullit XIX, si shërbëtorë apo tregtarë të vegjël, dyqanxhinj, atëherë ku familjet e mëdha shqiptare u larguan si fillim nga presionet e pushtetit osman dhe më tej nga gjenocidi grek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
David Raya garanton zyrtarisht fitimin e ‘Dorezës së Artë’ tri xhiro para fundit të sezonit
Ten Hag thyen heshtjen për ribashkimin e tij me Ajaxin mes thashethemeve për shkarkimin nga Man Utd
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City