LAJMI I FUNDIT:

Kosova synon të hapë zyre ekonomike në Izrael

Kosova synon të hapë zyre ekonomike në Izrael

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi priti sot një delegacion nga Izraeli të përbërë nga Zvi Rav-ner, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtues i Divizionit për Eurazi dhe Ballkan, ambasadorin Dan Oryan, drejtor në Departamentin për Rajonin e Ballkanit.

Ministri i Jashtëm Selimi dhe zyrtarët izraelitë diskutuan për rritjen e komunikimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Selimi i njoftoi ata për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilim Asociimit me Bashkimin Evropian, si sukses i formalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

U diskutua edhe për interaksionin në mes dy vendeve në kontekst të aderimit të shtetit kosovar në organizata ndërkombëtare multilateral, për situatën politike dhe ekonomike në vend.


Zëvendësdrejtori Rav-ner dhe ambasadori Oryan nënvizuan se shteti izraelit mbështet Kosovën dhe kosovarët edhe pse ende nuk e ka njohur vendin, duke shtuar se ka vend për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, arsim, bujqësi. Ata u pajtuan me kërkesën për fillimin e procedurave për hapjen e zyrës përfaqësuese të Republikës së Kosovës në Izrael që do të kishte karakter ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori