LAJMI I FUNDIT:

ASK-ja me statistika të vjetruara

ASK-ja me statistika të vjetruara

Agjencia e Statistikave të Kosovës është institucion i vetëm shtetëror dhe profesional, i cili merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare të statistikave.

Pavarësisht kësaj, në faqen zyrtare të kësaj agjencie, statistikat e publikuara në të shumtën e rasteve janë të dy viteve më herët.

Faktet për popullsinë, statistikat për indikatorët socialë dhe ekonomikë vjetor, në faqen zyrtare të kësaj agjencie vazhdojnë të mbesin të vitit 2014, përderisa indikatorët bujqësorë të vitit 2011.


Përveç mospërditësimit të të dhënave, për ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, edhe besueshmëria dhe cilësia e tyre janë larg nivelit të standardeve evropiane dhe kanë nevojë për përmirësim, sidomos në statistikat ekonomike.
Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se mospërditësimi i statistikave, krijon probleme në përgatitjen e projekteve dhe publikimeve të ndryshme, pasi, siç thotë ai, të dhënat janë bazë për projektet dhe efektivitetin e tyre.

Përveç problemeve që sjell në fusha të ndryshme, vjetërsia e tyre, shprehet Gërxhaliu, ato përjetojnë amortizim fizik dhe moral.

Në anën tjetër, zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, për Radion Evropa e Lirë, kanë bërë të ditur se për treguesit ekonomikë, ata të popullsisë dhe papunësisë tregohen vetëm treguesit vjetorë, për të cilët ende nuk ka të dhëna më të reja vjetore.

Kurse, sa i përket statistikave për bujqësi, ASK- ja është duke bërë përzgjedhjen e treguesve, pasi që ka shumë nga regjistrimi i bujqësisë.

Hazbije Qeriqi, zyrtare e lartë për Komunikim me publikun në këtë agjenci, thotë se, sipas Kalendarit të publikimeve 2016,të dhënat për vitin 2015 do të publikohen në qershor të vitit 2016.

Ndryshe, ASK-ja prezanton publikime për çdo tre muaj, por jo vjetore.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, konsiderojnë se publikimi i të dhënave, si në aspektin kohor, po ashtu edhe të formatit, ka hasur në vështirësi nga ASK-ja. Berat Thaçi nga Instituti për Studime të Avancuara “ GAP”, thotë se nga kjo agjenci, përveç vonesave kohore, publikimin e tyre e bën në formate vështirë të lexueshme.

Ai thotë se kjo agjenci ka nevojë për trajnime shtesë të kapaciteteve njerëzore.

Ndryshe, misioni i sistemit të statistikave është që të përmbushë kërkesat e përdoruesve me të dhëna statistikore cilësore, të besueshme dhe objektive. Këto të dhëna, vihen në dispozicion në kohën e duhur dhe paraqiten në mënyrë që lehtësojnë përpjekjet planifikuese dhe zhvillimore në nivel vendi.

Por, Safet Gërxhaliu, përveç vjetërsisë së të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dyshon edhe në besueshmërinë e tyre, pasi thotë se statistikat duhet të jenë të dobishme dhe relevante për shfrytëzuesit.

Gjatë kësaj jave përfaqësues të Bankës Botërore dhe deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që të publikojë edhe raporte të statistikave për ekonominë joformale dhe statistikat se sa qytetarë punësohen gjatë një viti dhe në cilët sektorë. Për të gjitha këto, Isa Krasniqi, drejtor i ASK-së thotë se agjencia ka një progres në publikimin e raporteve statistikore, por sfidë mbetet mungesa e buxhetit dhe kapaciteteve njerëzore.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori