LAJMI I FUNDIT:

Problemet me listat zgjedhore në KSHZ mund t’i paraqisni deri sot në mesnatë!

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se prej sonte në ora 24:00, opsioni për paraqitje të regjistrimeve jokonzistente në Listën zgjedhore në ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të mbyllet.

Kjo për shkak se për paraqitjet e arritura nevojitet kohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor në mënyrë përkatëse t’i përpunojë, t’i krahasoj me të dhënat nga kontrollet e kryqëzuara dhe të konfirmojë se cilat nga rastet duhet të jenë lëndë për kontroll në terren.


Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton opinionin se raportin për rezultatet e marra nga kontrollet e kryqëzuara do ta shqyrtojë në seancën publike më 16 mars – të mërkurën./Telegrafi/