LAJMI I FUNDIT:

E pasigurt e ardhmja e Hasit te Anderlechti

E pasigurt e ardhmja e Hasit te Anderlechti

Nëse skuadra e Anderlechtit nuk shënon fitore në kampionat kundër Kortrijkut, atëherë gjasat janë të mëdha që Besnik Hasi të shkarkohet nga posti i trajnerit pa përfunduar edicioni 2015-16.

Anderlechti të dielën luan në shtëpi ndaj Kortrijkut, raportojnë mediumet belge.

Anderlechti në tri ndeshjet e fundit kampionale, ka regjistruar dy humbje dhe një barazim.


Aktualisht, renditet në pozitën e tretë në tabelë me 52 pikë të mbledhura, nëntë më pak se Club Brugge që është lider, transmeton Koha Ditore.

Skuadra e Hasit, pësoi humbje edhe në ndeshjen e parë të 1/16 të finales të Ligës së Evropës kur të enjten mbrëma u mposht 3:1 në udhëtim nga Shakhtar Donetsku.

Hasi 44-vjeçar, mori postin e trajnerit tek Anderlechti në mars të vitit 2014 dhe ka kontratë deri në qershorin e vitit 2017.