LAJMI I FUNDIT:

Gjykata kushtetuese vendos javën e ardhshme për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve

Gjykata kushtetuese vendos javën e ardhshme për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve

Gjykata Kushtetuese do të mbaj mbledhje më 16 mars për të vendosur nëse do t’i jepet e drejta kryetarit të shtetit për të falur të dënuar për parregullsi zgjedhore, ose Ligji për faljen e të dënuarve nuk do të ndryshoj aspak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve ”Meta” bën të ditur se edhe kësaj radhe, ngjashëm si në të kaluarën, mbledhja e gjykatës do të jetë e hapur për publikun dhe të gjithë gazetarët e interesuar do të mund ta përcjellin, përveç momentit kur do të bëhet votimi, traditë që ndodh tashmë 52 vite me radhë.

Gjykatësi raportues, Nikola Ivanovski, ka vendosur që të mos presë përgjigje nga Kuvendi i Maqedonisë për ndryshimin e këtij Ligji, ndërkaq sipas një pjese të mediumeve, ky është vendimi më i shpejtë i sjellë ndonjëherë në Gjykatën Kushtetuese.


Ndryshe, pranimi i iniciativës për ndryshimin e Ligjit për fajlen e të dënuarëve shkaktoi reagime të ashpra të shoqërisë civile, të cilët organizuan disa protesta.

Ministri i drejtësisë, Adnan Jashari, ka deklaruar se Ligji i tanishëm është i mirë dhe se nuk ka nevoj për t’u ndryshuar, ndërkaq edhe Bashkimi Evropian mbrëmë ka reaguar përmes zëdhënëses Maja Kocijançiç, duke thënë se iniciativa është në kundërshtim me vendimin e Kuvendit dhe partive politike, si edhe minon tentimet e BE-së dhe SHBA-ve për zgjedhje të besueshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Lajme
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori