LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Komisioni për demarkacionin nis punën së shpejti

Jahjaga: Komisioni për demarkacionin nis punën së shpejti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, me theks të veçantë për dy kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe dhe me procesin e demarkacionit me Malin e Zi.

Sa për demarkacionin, Jahjaga gjatë bashkëbisedimit me Bashën, ka thënë se shumë shpejt do të fillojë punën komisioni i pavarur me ekspertë ndërkombëtarë për ta analizuar procesin.


“Presidentja Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndërsa sa i përket demarkacionit, Presidentja Jahjaga tha se shumë shpejt do të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizojë gjithë procesin”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/