LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për Der Standard: I bashkova të gjithë për luftë, për pavarësi, e si president këtë do ta bëjë për anëtarësim në BE dhe NATO!

Thaçi për Der Standard: I bashkova të gjithë për luftë, për pavarësi, e si president këtë do ta bëjë për anëtarësim në BE dhe NATO!

Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” ka folur për situatën politike në Kosovë, për rolin e tij si president në tejkalimin e krizës dhe integrimet euroatlantike.

Duke folur për kundërshtimin e opozitës për përzgjedhjen e si tij president, Thaçi ka theksuat se ai do të jetë president i të gjithëve, në të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike apo etnike.

“Unë kam qenë në gjendje që t’i bashkojë të gjithë për të luftuar për liri, kam qenë në gjendje që t’i bashkoj të gjithë kur ishte në pyetje pavarësia e Kosovës. Dhe, unë jam i sigurt se sërish do t’i bashkojë të gjithë në përpjekjet tona për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi për “Der Standard”.


Sipas tij, në Kosovë tashmë është krijuar një traditë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha partive politike.

“Unë do të punojë me çdo udhëheqës politik individualisht, por edhe në grup, pavarësisht a janë shqiptar, serb apo i përkasin ndonjë grupi tjetër etnik”, ka paralajmëruar Thaçi.

Ai ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sa i takon Asociacionit dhe Demarkacionit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka dhënë udhëzime të qarta se si duhet të ndodh krijimi i Asociacionin të komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni nuk do të ketë kompetenca legjislative apo ekzekutive. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese madje ka obliguar Qeverinë e Kosovës për krijimin e këtij Asociacionit”, ka shtuar ai, duke i bërë thirrje opozitës që edhe ata të marrin pjesë në këtë proces.

“Sa i takon Demarkacionit me Malin e Zi, presidentja tashmë ka themeluar një komision ndërkombëtar, i cili do ta shqyrtoj këtë çështje. Dhe opozita duhet të luaj një rol në këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Në pyetjen se a ka nevojë që të ketë një ndërmjetësim ndërkombëtar në tejkalimin e krizës politike në Kosovë, Thaçi ka theksuar se sugjerimet janë të mirëseardhura, por ai beson se këtë situatë kosovarët do ta tejkalojnë.

“Është e rëndësishme që të sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të ecim përpara. Ne presim rekomandimin për liberalizmin e vizave, ne duhet ta ndërtojmë ushtrinë e Kosovës, në mënyrë që të bëhemi pjesë e parnteritit për Paqe dhe NATOS-s”, ka shtuar ai.

Ai është pyetur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, për të cilën ka theksuar se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur dhe mbështet plotësisht këtë proces.

“Ne nuk kemi shkelur asnjë Konventë apo Ligj ndërkombëtar, ne kemi shkelur vetëm ligjet diskriminuese të Sllobodan Millosheviqit dhe për këtë jam shumë krenar. Lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë”, ka thënë Thaçi . /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori