LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH ka disa pyetje për Sadullah Durakun!

Lëvizja për Reforma në PDSH dega Kumanova, ka reaguar ndaj veprimeve të kryetarit të Komunës së Likovës Sadulla Duraku.

“Është për të ardhur keq, që në kohë reshjesh dhe fatkeqësish natyrore, likovasit duhet të drejtohen për ndihmë te një kryetar komune si Sadulla Duraku, të cilit nuk i interesojnë as fatkeqësitë, as mbrojtja nga to, as halli i likovasve”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.


Sipas LR-PDSH-së përgjegjësia bie mbi kryetarin e komunës së Likovës, Sadulla Duraku i cili duhet të përgjigjet në disa pyetje:

A ka Plan Urbanistik të detajuar Komuna që drejtoni ju?
A keni plan për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore?
A ka paraparë buxhet për Mbrojtje nga këto fatkeqësi dhe sanimet e dëmeve?
Kë e keni udhëheqës te Ekipit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore?
A keni bërë ndonjëherë gjatë qeverisjes suaj plan për pastrimin e shtretërve të lumenjve që gjenden në territorin e Komunës së Lukovës?… A dini sa është numri i këtyre lumenjve?…
LR-PDSH kujton kryetarin Duraku për tragjedinë e vitit të kaluar në fshatin Nakushtak. “Sikur të kishit punuar siç duhet dhe po të kishit pastruar me kohë këto shtretër të lumenjve, tash e 12 vite sa jeni kryetar, nuk do të ndodhnin këto fatkeqësi, nuk do të vinte as deri te humbja e jetës së vogëlushit nga Nakushtaku vitin e kaluar”.

Ata e porosisin Sadullah Durakun, që t’a lër filozofinë dhe deklaratat “pa kripë” dhe urgjentisht të del në rrugët e fshatrave të komunës së Likovës që t’i pyet likovasit për ndihmën që ju duhet.

Portalb ka kontaktuar me Sadullah Durakun rreth pyetjeve në adresë të tij, por ai ka thënë se nuk do t’i komentojë akuzat ndaj tij. Ai tha se populli e vlerëson më mirë gjendjen, dhe se dega e partisë do të dalë me qëndrim gjatë ditës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori