LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Bëhet fjalë për manipulim të madh me listën zgjedhore

Pendarovski: Bëhet fjalë për manipulim të madh me listën zgjedhore

Sipas Stevo Pendarovskit, të gjithë dëshmojmë se çfarë keqpërdorimesh janë duke dalur vetëm disa ditë pas publikimit të listës zgjedhore nga ana e KSHZ-së, transmeton Telegrafi.

Më tej, Stevo Pendarovski thotë se është e qartë që bëhet fjalë për një manipulim të madh që nuk ka nevoj të verifikohet në terren aspak.

Ai thekson se është e nevojshme një iniciativë e gjërë qytetare nga sektori joqeveritar, si edhe nga njerëz që ndjejnë se ajo listë patjetër të pastrohet, për të fituar një parakusht për zgjedhje të drejta dhe demokratike, përndryshe, kështu mund të kemi vetëm zgjedhje për zgjedhje, por në të vërtetë të kemi zgjedhje pa zgjedhje./Telegrafi/