Vizitën e parë zyrtare jashtë Republikës së Kroacisë, ministri i ri i Mbrojtjes i Kroacisë sot e bëri në Prishtinë. Josip Buljeviç u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Buljeviç tha se kjo vizitë e tij e parë jashtë shtetit, tregon për rëndësinë që ka FSK për Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, të cilën ai e udhëheq.
Buljeviç pas takimit me ministrin e FSK-së, Haki Demolli tha se Kroacia do të vazhdoj ta përkrahë Kosovën në të gjitha proceset dhe në integrimin e saj euroatlantik.
Ndërkaq, po ashtu tha se do të punojnë që raportet miqësore që kanë me Kosovën, t’i sjellin në nivel vëllazëror.
“Prej se jam vënë në detyrë të ministrit të Mbrojtjes, kjo është vizita ime e parë në një vend tjetër. Dhe kjo tregon shumë se çfarë rëndësie ka ministria e FSK-së, për ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë. Ambicia jonë është që edhe më tutje t’i fuqizojmë raportet tona. Do të japim përkrahjen sa më të madhe në të gjitha proceset dhe në integrimin euroatlantik. Së bashku ne të promovojmë idenë e demokracisë, stabilitetit dhe paqes. Do të ofrojmë përkrahjen tonë për Kosovën, në të gjitha përpjekjet ndërkombëtare. Do të vazhdojmë me bashkëpunimin tonë në shkollimin e personelit tuaj. Dhe me të vërtetë do të punojmë që raportet tona miqësore që i kemi t’i sjellim në nivel vëllazëror”, tha ai.
Ndërsa i pyetur se si e sheh ai Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe rrugën e saj drejtë transformimit në Ushtri të Kosovës, Buljeviç tha se nuk do të mungoj përkrahja e vendit të tij as në këtë aspekt. Ai tha se Kroacia dëshiron që sa më shpejtë të bëhet ky transformim.
“Shpesh kam qenë në Kosovë dhe sa herë që vij, mund të shoh përmirësime dhe avancime në të gjitha sferat jetësore. Po ashtu mund të shoh se është bërë avancim i mirë në FSK. Ajo se çfarë mund të them në emër të shtetit tim, është që në vërtetë dëshirojmë që transformimi të ndodh sa më shpejtë. Mendoj që forcat e Kosovës janë kualitative…Ne mendojmë që sa më shpejtë të ndodh transformimi aq më mirë. Dhe me të vërtetë jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje në këtë aspekt”, tha Buljeviç.
Nga ana tjetër, ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se vizita e ministrit Buljeviç tregon për bashkëpunimin që FSK ka me Ministrinë e Mbrojtës së Kroacisë.
Ai tha se ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet. Demolli po ashtu tha se Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë, e ka përkrahë dhe është duke e përkrahur me të madhe arsimimin dhe shkollimin e kuadrove ushtarake të Kosovës.
Madje, ai tha se Kroacia vazhdon ta përkrahë Kosovën po aq sa Shqipëria, duke i konsideruar që të dyja këto vende miqësore e vëllazërore.
“Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë, është duke e dhënë një kontribut të madh në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove tona, qofshin te kadetëve, po ashtu dhe oficerëve. Mirëpo jo vetëm kaq, ne biseduam edhe për shkëmbimin e përvojave, sepse gjatë viteve të mëparshme e sidomos gjatë vitit 2015, kemi pasur aktivitete të shumta në këmbimin e përvojave mes dy ministrive.. Kur jemi te bashkëpunimi ndërkombëtar, mund të themi se ne si ministri në vazhdimësi kemi pasur përkrahjen e Republikës së Kroacisë, për anëtarësimin tonë, në iniciativat regjionale të sigurisë. Dhe lirisht mund të themi se përkrahja e Republikës së Kroacisë, ka qenë e njëjtë me përkrahjen të cilën na ka ofruar Republika e Shqipërisë. Pra do të thotë se i konsiderojmë dy vende miqësore, dy vende vëllazërore”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, Demolli tha se janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për fillimin e procesit të transformimit, sa i përket ndryshimeve kushtetuese.
Ndërsa theksoi se në momentin kur të krijohen kushtet politike, që të procedohen amendamentet për ndryshime, janë të gatshëm për fillimin e këtij procesi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A