LAJMI I FUNDIT:

Opozita s’e ka ndërmend t’i reduktojë metodat në protestën e radhës (Video)

Opozita s’e ka ndërmend t’i reduktojë metodat në protestën e radhës (Video)

Opozita nuk e ka ndërmend t’i reduktojë metodat në protestat e radhës kundër qeverisë Mustafa.

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se duhet të bashkohen të gjithë kundër shkatërrimit të Republikës.

Ymeri foli edhe për votimin e Thaçit për president, të cilin e quajti votim të kontrabanduar e të shantazhuar.


Kreu i subjektit politik më të madh opozitar në vend, Visar Ymeri, ndër të tjera ua ka lexuar edhe emrat e aktivistëve që janë në paraburgim dhe të atyre që janë në arrest shtëpiak, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Këto komente ai i ka bërë në mbledhjen e 23-të me radhë të Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të partive të tjera opozitare.

https://vimeo.com/157927497